14.2 C
Pogradec
14 C
Korçë
13.4 C
Bilisht
13.1 C
Ersekë
13.1 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Sunday, May 24, 2026

Humbja ne Partizanin, presidenti i Skënderbeut zbret në fushë dhe mbledh ekipin…

- Advertisement -

Ndeshja kundër Vllaznisë është stacioni i radhës për korçarët, me qëllim që të kërkojnë reagimin pas humbjes së fundit dhe mbi të gjitha mbajtjen e hapur të garës për mbijetesë. Edhe pse bëhet fjalë për një ndeshje tejet të vështirë me një ekip që kërkon titullin në këtë sezon, bardhekuqtë duan të provojnë gjithçka për të arritur atë që kanë objektivin kryesor në këtë fund kampionati. Në kushte të tilla, vetëm fitorja apo maksimumi barazimi i bën punë Skënderbeut në këtë ndeshje, ndaj edhe për këtë nga drejtuesit e klubit është kërkuar impenjim maksimal.

Burime të sigurta bëjnë me dije për “Panorama Sport” se ka pasur një takim mes presidentit Takaj dhe ekipit, ku kreu i klubit korçar ka kërkuar impenjim maksimal dhe sakrificë nga çdo lojtar deri në fund te kampionatit. Takaj ka kërkuar nga të tijtë të harrojnë humbjen me Partizanin dhe të përqendrohen te transferta me Vllazninë, si një ndeshje përcaktuese për korçarët në një moment kaq të vështirë. I bindur tek aftësitë e ekipit të tij, numri një i klubit ka dhënë mbështetjen maksimale për lojtarët duke u shprehur se kanë potencialin dhe cilësinë e duhur për të bërë një ndeshje të madhe dhe për të marrë maksimumin. Të tilla fjalë Takaj ia ka thënë ekipit fill pas ndeshjes me Partizanin, duke u munduar që të rrisë besimin dhe motivimin e lojtarëve për ndeshjet e ardhshme. SITUATA – Humbja me Partizanin ka rikthyer edhe një herë situatën e rënduar në kampin bardhekuq. Një ndeshje që ishte përcaktuese për fatin e ekipit ka shkuar dëm, ndaj skuadrës i del për detyrë që të rinisë nga e para garën për mbijetesë. Në këtë takim kaq delikat në transfertë, korçarët kanë mungesa të rëndësishme, siç është sulmuesi Bismark. Afrikani i Skënderbeut ka dalë i dëmtuar nga fusha me Partizanin dhe me shumë mundësi do të jetë një mungesë e madhe për korçarët në këtë takim. Gjithashtu, Merlim mori të verdhin e katërt dhe do të mungojë. Nga ana tjetër, Shaqe dhe Randi janë të gatshëm për ndeshjen e radhës, duke i hequr një siklet të madh trajnerit Gjoka. Nga ana e tij, kryepankina korçare ende shpreson në një rikuperim “blitz” të sulmuesit kryesor të ekipit, edhe pse duket e vështirë./panorama.sport

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit