1.6 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
2 C
Bilisht
0.2 C
Ersekë
0.8 C
Maliq
2.5 C
Liqenas
Wednesday, February 18, 2026

Shkolla e parë në Pogradec e harruar, vijojnë përpjeket për ta kthyer në muze…

- Advertisement -

Është zhvilluar sot në qytetin e Pogradecit një aktivitet në kuadër të 138-vjetorit të Shkollës së Parë Shqipe, të hapur në këtë qytet, e dyta në vend. Por duket se ky përkujtim bëhet në një kohë kur godina, e cila më herët ka shërbyer për shkollën e parë shqipe, sot është e paaksesueshme dhe në gjendje të amortizuar.

“Pogradecarët janë shumë arsimdashës, për vetë faktin e hapjes së shkollës së dytë në vend, një javë pas asaj të Korçës,” tha nënkryetarja e Bashkisë, Entela Gusho, e cila nënvizoi se me rehabilitimin e plotë të lagjes “Topleci”, edhe godina që ka shërbyer si shkollë do të kthehet në një muze. Ajo shtoi se aktualisht po kryhen diskutime me pronarët aktualë të objektit.

Për drejtuesin e Zyrës Vendore Arsimore, Sotiraq Mangëri, kjo ditë shërben për të përkujtuar dhe vlerësuar figurën e mësuesve që i dhanë arsimit të Pogradecit një kontribut të patjetërsueshëm. Sa i përket shkollës së parë shqipe në Pogradec, ai tha se po bëhen ndërhyrje për ta rikthyer atë si muze nga ana e bashkisë. Gjithashtu, shtoi se në vitet e para të demokracisë ajo ka qenë e hapur për publikun për një periudhë të shkurtër, por më pas u mbyll dhe nuk u hap më.

Në aktivitetin e sotëm u ndanë 24 certifikata mirënjohjeje për mësuesit e pensionuar dhe për familjarët e atyre që kanë ndërruar jetë. Nuk u lanë pas as mësuesit në prag pensioni. Ndërkohë, prej shkurtit ka nisur rehabilitimi i plotë i lagjeve muze, ku pjesë e tyre është edhe Shkolla e Parë Shqipe e Pogradecit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit