Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se Qirici ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. TIRANË- Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Korçës Prof.As.Eleina Qirici ka dhënë dorëheqjen pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar. Burime të Dosja.al, bëjnë me dije se Qirici ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
Bëhet me dije se dorëheqjen, Qirici ia ka dhënë kreut politik për Qarkun Korçë Ivi Kaso dhe kryetarit të PD-së Sali Berisha. Qirici në listat e PD-së për qarkun e Korçës ishte vendosur në listë të hapur në vendin e tetë. Ndërkohë që ka qenë pjesë e Rithemelimit që në orët e para të lëvizjes së shpallur nga Berisha në vitin 2021.

