15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Akreditimi i programeve të studimit/ Ekspertët e jashtëm vizitojnë universitetin “Fan S. Noli”

- Advertisement -

Në vijim të procesit të vlerësimit të jashtëm në kuadër të akreditimit të programeve të studimit, ekspertët e vlerësimit të jashtëm, me asistencën e specialistëve të Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë, ASCAL zhvilluan një vizitë në Universitetin “Fan S. Noli”.

Sipas agjendave të përcaktuara nga ASCAL në takimet që u zhvilluan me stafin dhe studentë të Universitetit “Fan S. Noli” u mor informacon për programet e studimit:

Bachelor në “Informatikë Biznesi”;

Bachelor në “Mësuesi për arsimin parashkollor”;

Bachelor në “Mësuesi për arsimin fillor”;

Bachelor në “Edukim Fizik dhe Sporte”;

Master Profesional në “Administrim biznesi”;

Master Profesional në “Bankë dhe sigurime”;

Master Profesional në “Marketingu dixhital”;

Master Profesional në “Menaxhim i turizmit, atraksioneve dhe eventeve”;

Master i Shkencave në “Kulturë, media dhe editim”

Në këtë kuadër ekspertët patën një takim edhe me rektorin, prof. dr. Lorenc Ekonomi, ku u fol në vija të përgjithshme për ecurinë e këtij procesi. Me këtë akreditim, Universiteti “Fan S. Noli” shkon në 90% të programve të studimit të akredituara.

Takimet u realizuan në datat 5 dhe 6 mars 2025.

Departamenti i Edukimit-Universiteti Fan S.Noli Korçë
Fakulteti i Ekonomisë – UNIKO
Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit