14.7 C
Pogradec
14.8 C
Korçë
13.9 C
Bilisht
13.7 C
Ersekë
14.1 C
Maliq
14.9 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Korçë/ Përndjekje, zjarrvënie, kalim i paligjshëm kufiri dhe ndërtim pa leje, 5 persona nën akuzë dhe një në kërkim

- Advertisement -

Korçë– Gjashtë persona u morën nën akuzë, njëri prej të cilëve në arrati, pasi akuzohen për përndjekje, zjarrvënie nga pakujdesia, kalim i paligjshëm i kufirit, ndërtim pa leje dhe përleshje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim të riun me inicialet A. D., 25 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur një vajzë të mitur, e cila e ka denoncuar.

Po nga këta specialistë nisën hetimet për zjarrvënie nga pakujdesia për 2 persona. Të dyshuarit janë V. B., 57 vjeç, banues në Floq, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se e ka ndezur nga pakujdesia, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi. Dhe Y. T., 58 vjeç, banues në Senisht, Maliq, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se ka ndezur nga pakujdesia, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.  Kurse agjentët e Sektorit Kundër Krimeve në Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për dy të rinjtë B. R., 39 vjeç, dhe R. J., 21 vjeç, banues në Symiz, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Kurse në Pogradec u procedua P. Sh., 61 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

I fundit u mor nën akuzë E. Xh., 41 vjeç, banues në Podgorie, për veprën penale “kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit