26.7 C
Pogradec
26.6 C
Korçë
25.5 C
Bilisht
26.1 C
Ersekë
26.4 C
Maliq
26.6 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Filo: 50 nomadë digjitalë eksploruan Korçën

- Advertisement -

TIRANË, 9 mars/ATSH/ Korça u vizitua këtë fundjavë nga 50 nomadë digjitalë nga kompania ndërkombëtare e teknologjisë EPAM.

Këta nomadë digjitalë u pritën në takim nga kryetari i bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Gjatë takimit të zhvilluar tek Korça Innovation Hub, një hapësirë dedikuar inovacionit dhe teknologjisë, Filo diskutoi me ta metodat e edukimit të të rinjve dhe përdorimin e teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e ardhshëm të qytetit.

Gjatë qëndrimit të tyre në Korçë ata do të kenë mundësi të eksplorojnë qytetin dhe të vlerësojnë mundësitë për punë, bashkëpunim dhe integrimin në jetën dhe ekonominë lokale.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit