17.9 C
Pogradec
18.6 C
Korçë
18.3 C
Bilisht
17.6 C
Ersekë
17.6 C
Maliq
18.9 C
Liqenas
Tuesday, May 12, 2026

Ekskluzive: Projekti i pallateve “Pyjet e Drilonit”. Pas Pogradecit dhe Linit, tashmë rradhën e ka Tushemishti…

- Advertisement -

Pogradeci dhe bregu i liqenit të tij pritet të përballen me një tjetër valë betonizimi, me ndërtime të larta për resorte dhe njësi banimi shumëkatëshe. Kjo situatë pritet të konkretizohet sapo Bashkia e Pogradecit të miratojë planin e ri urbanistik, i cili do të hapë rrugën për zhvillime të reja në zonat më të ndjeshme të qytetit.

Ekskluzivisht, PogradeciPress ka publikuar për herë të parë denoncimet për ndërtimet masive në qendër të qytetit, projektet për megaresorte në fshatin turistik Lin, si dhe një tjetër projekt i cili së fundmi ka dalë në sipërfaqe: ndërtimi i një kompleksi të madh në Tushemisht, që tashmë ka nisur të promovohet edhe në mediat sociale.

Këto zhvillime ngjallin shqetësime për pasojat e mundshme në ekosistem dhe në identitetin kulturor të qytetit, veçanërisht në kontekstin e diskutimeve për statusin e Liqenit të Ohrit në UNESCO. Duket se tashmë është marrë një vendim përfundimtar nga autoritetet për daljen nga ky status mbrojtës, duke e lënë të ardhmen e zonës në duart e investimeve të reja.

Ende nuk dihet nëse të tre projektet e zbuluara nga redaksia jonë do të marrin dritën jeshile, por përtej përfitimeve ekonomike, ndikimi i tyre në mjedis dhe në trashëgiminë natyrore e kulturore të Pogradecit mbetet një çështje që kërkon vëmendje të lartë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit