18.1 C
Pogradec
16.6 C
Korçë
16.7 C
Bilisht
17.1 C
Ersekë
15.7 C
Maliq
18.3 C
Liqenas
Saturday, June 27, 2026

Korçë/ Dëmtohen monumentet e Kristoforidhit, Drenovës dhe Veqilharxhit, nën hundën e bashkisë! Asnjë reagim…

- Advertisement -

Bustet e Kostandin Kristoforidhit, Aleksandër Stavre Drenovës dhe Naum Veqilharxhit, tre personaliteteve të rëndësishme të kulturës dhe historisë shqiptare, janë dëmtuar në pedonalen e Korçës, pranë bashkisë. Gërmat në mbishkrimet e busteve janë fshirë në pjesën më të madhe të tyre, duke e bërë të vështirë identifikimin dhe leximin e tyre.

Dëmtimi i këtyre monumenteve përbën një humbje për trashëgiminë kulturore dhe ngre shqetësimin mbi nevojën për kujdes dhe mbrojtje më të madhe të figurave historike që kanë lënë gjurmë në identitetin kombëtar.

Ky incident kërkon ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përkatëse për restaurimin e mbishkrimeve dhe garantimin e mirëmbajtjes së tyre në të ardhmen. Trashëgimia kulturore mbetet një pasuri e përbashkët, e cila duhet ruajtur dhe vlerësuar me përgjegjësi nga autoritetet dhe qytetarët.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit