16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

7 Marsi: Në Korçë çelet ekspozita e veçantë “Gjurmë dijesh, fletoret e para”

- Advertisement -

Në Muzeun e Arsimit në Korçë u hap ekspozita “Gjurmë dijesh, fletoret e para”, një nga aktivitetet më të rëndësishme të organizuara në kuadër të festës së 7 Marsit, Ditës së Mësuesve, që përkon edhe me 138-vjetorin e hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe.

Ekspozita u realizua në bashkëpunim mes Muzeut të Arsimit, koleksionistit Mirgen Shamblli, Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore dhe Bibliotekës Publike “Thimi Mitko”, duke sjellë një pasqyrë të pasur të dokumenteve historike që dëshmojnë zhvillimin e arsimit në Korçë dhe më gjerë.

Materialet e ekspozuara datojnë nga viti 1925 deri në vitet 1990, duke përfshirë fletore të jetës së shkollës, regjistra të shkollave fillore, si dhe dokumente të tjera që pasqyrojnë rrugëtimin e arsimit shqip. Ndër eksponatet më të veçanta të ekspozitës ishte fletorja e jetës së shkollës fillore femërore, e cila daton nga viti 1867, përpara hapjes së Mësonjëtores së Parë Shqipe.

Kjo ekspozitë ofron një mundësi unike për vizitorët që të njihen nga afër me dokumente historike me vlerë, të cilat kanë luajtur një rol të rëndësishëm në përhapjen dhe zhvillimin e arsimit në Shqipëri.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit