20.7 C
Pogradec
20 C
Korçë
19.8 C
Bilisht
19 C
Ersekë
19.4 C
Maliq
20.9 C
Liqenas
Tuesday, May 26, 2026

Restaurohet ikona “Shën Maria” e vitit 1814 në Lubonjë të Korçës

- Advertisement -

TIRANË, 3 mars /ATSH/ Pas një pune të gjatë nga kuratorët profesionistë ka përfunduar ndërhyrja restauruese e ikonës “Shën Maria” në Lubonjë të Korçës.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, teksa ndau foto të veprës para dhe pas restaurimit.

Sot ikona paraqitet në shkëlqimin e saj të dikurshëm. Ikona “Shën Maria”, e krijuar në vitin 1814, është një testament i artit të asaj periudhe.

Gjatë procesit, restauratorët përdorën teknika moderne për të restauruar detajet e imazhit, duke ruajtur gjithashtu materialet origjinale dhe karakteristikat që e bëjnë këtë ikonë të veçantë.

“Me përfundimin e restaurimit, ky objekt do të vazhdojë të jetë një pikë referimi për besimtarët dhe vizitorët që duan të njohin më shumë për kulturën dhe historinë e kësaj zone të rëndësishme”, u shpreh Filo.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit