16.6 C
Pogradec
16.8 C
Korçë
16.2 C
Bilisht
15.2 C
Ersekë
16.1 C
Maliq
17.1 C
Liqenas
Friday, April 25, 2025

Shtëpia-Muze e Vangjush Mios, një ndalesë e detyrueshme për vizitorët e Korçës

- Advertisement -

TIRANË, 2 mars/ATSH/ Një nga atraksionet e shumta për të cilat Korça ia vlen të vizitohet është padyshim Shtëpia-Muze e piktorit Vangjush Mio.

Ky muze është një hapësirë ku historia dhe arti ndërthuren duke na rikthyer në kohën kur ai pikturonte me penel e ngjyra, vepra të papërsëritshme.
Gjatë 40 viteve karrierë Mio realizoi mbi 200 vizatime dhe 500 piktura. Rreth 60 punime të tij janë në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve, ndërsa veprat e tjera ekspozohen në këtë banesë që tani frekuentohet nga adhuruesit e impresionistit.
Vangjush Mio është cilësuar si “ati i pikturës moderne e bashkëkohore shqiptare”. Ai lindi në 5 mars të vitit 1891, në Korçë. Njihet më së shumti për peizazhet dhe konsiderohet si peizazhisti më i përkryer shqiptar i shek. XX.

Mes gjinive të pikturës të lëvruara prej tij bëjnë pjesë portretet, kompozimet, nudot dhe peizazhet, që kanë prani të konsiderueshme në tërësinë e veprës së tij. “Dimri në Korcë”, “Aspekte nga Drenova”, “Dishnica”, “Boboshtica”, “Vithkuqi”, “Manat e Drenovës”, “Kositësit e barit” etj, janë disa nga titujt e peizazheve të tij më të lakuar. Qindra piktura, vizatime dhe bocete ruhen në shtëpinë e Vangjush Mios, në Korçë.

Por trashëgimia e tij artistike nuk përmban veç pikturën.  Në 2023, u digjitalizua edhe arkiva e tij fotografike me rreth 450 negativë të viteve 1930-1940 të cilat sjellin atmosferën e qyteteve shqiptare, banesat karakteristike, objektet e humbura të kultit, skena baritore dhe fshatrat e Juglindjes.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit