Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan shtetasin D. P., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e vëllait të tij;
-K. M., 35 vjeç, banues në fshatin Lubonjë, pasi u kap duke transportuar 5 m3 dru për zjarr, të prerë në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

