Kapshticë-Një radhë e gjatë autmjetesh është krijuar në pikën kufitare të Kapshticës.
Siç raporton gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com, Armand Braho, dhjetra makina presin për të kaluar drejt shtetit grek pasi kanë patur disa ditë pushim lidhur me një festë që njihet si “E hëna e pastër”.
Drejtuesit kanë rreth 1 orë që presin të kalojnë.
Sipas informacioneve, pala shqiptare po punon me 5 sportele ndërsa pala greke është më e ngadaltë pasi po punon me vetëm 3 sportele./Shqiptarja.com

