Një skandal sapo ka ndodhur pak minuta më parë, ku Këshilli Bashkiak në Pogradec ka hapur një pyetësor online për shërbimet komunitare, ndërsa mes pyetjeve është dhe ajo nëse janë të gatshëm qytetarët të paguajnë më shumë taksa për përmirësimin e shërbimeve, duke shtruar indirekt rrugën për propozim të rritjes së taksave dhe tarifave vendore. Sipas burimeve, pyetësori është shpërndarë në administratë me porosinë që të gjithë të shprehen se janë dakord që të paguajnë më tepër taksa dhe tarifa, për ta përdorur këtë pyetësor më pas si një arsye për të rritur tarifat.
Edhe pse Bashkia e Pogradecit mbledh taksa dhe tarifa të shumta vendore, duket se shumica e tyre keqpërdoren dhe paratë shpeshherë humbasin në drejtim të paditur. Por siç shihet, zyrtarët vendorë nuk janë mjaftuar me taksat që humbasin në Pogradec, por duan që në vazhdim ta rrisin këtë barrë në kurriz të pogradecarëve. Administrimi i duhur i taksave dhe tarifave vendore do të krijonte kushte më të mira të shërbimeve pa pasur nevojë për rritjen e tyre./Pogradecipress.al


