-5.8 C
Pogradec
-5.5 C
Korçë
-5.3 C
Bilisht
-5.8 C
Ersekë
-6.6 C
Maliq
-4.8 C
Liqenas
Monday, January 12, 2026

Maliq/ Përshtatën lokalin për të luajtur poker, arrestohen pronari dhe bashkëpunëtori…

- Advertisement -

Maliq/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bet25”.

Përshtatën një lokal në fshatin Vashtmi, për të luajtur Poker, arrestohen pronari i lokalit dhe bashkëpunëtori i tij.

Procedohen në gjendje të lirë 12 shtetas që u kapën duke luajtur në lokal.

Sekuestrohen 1 tavolinë Pokeri, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash të përfituara nga loja.

Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për përshtatjen e një lokali në fshatin Vashtmi, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq finalizuan operacionin policor të koduar “Bet25”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi O. C., 48 vjeç, si dhe bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. L., 31 vjeç.

Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e lokalit, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit