11.2 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.1 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Nga Lazjon Petri/ Ç’nderimi i Nderit të Kombit

- Advertisement -

Çnderimi i Nderit të Kombit

Nga: Lazjon Petri

Sot, anëtarët e Korit Lira mbajtën një koncert në Selanik. E trumbetuan si datë historike, por në fakt i shpunë dhe i sollën në Korçë, brenda ditës, a thua se ekspozuan 1 pikturë për disa orë dhe sa për sy e faqe aty dhe jo njerëz që do ta meritonin të paktën 1 qëndrim 24 orësh, me shpenzimet e mbuluara për vlerën që përfaqësojnë.

Ky keqtrajtim flet shumë për mungesën e respektit ndaj instrumentistëve dhe këngëtarëve, teksa politika në pushtet po mobilizon çdo institucion kulture për të mbledhur vota në diasporë.

Përkujdesja e papritur për publikun shqiptar të Selanikut stonon keq, sepse…përgjigjen e dimë të gjithë: këtë vit diaspora voton.

Kur do vijë ajo ditë xhanëm, që as Arti të mos jetë dekor elektoral dhe as Artistët të mos i shohim si vegla politike?

Sigurisht, Arti është mëtuar për t’u përdorur nga Politika, qyshse njeriu nisi t’i ndajë zejet. Por, saherë të përdorurit kësodore ngre krye, ose Arti është larg të qënurit të një bukurie estetike dhe shpirtërore, ose Politika në vend se të frymëzojë është në ditët e saj më të zeza. Sido që të jetë puna, mendoj se kur dinjiteti nëpërkëmbet nga ideologjia, ideologët duhet të japin dorëheqjen.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit