Nga Urim Gjata/ Lerini këta pleq të sëmurë të vdesin në shtëpitë e tyre, ju tha mjeku grek i Hipokratit sot në spital .
Këngëtarit Dhimitër Disho i bie të fikët në skenë,-e çojnë me urgjencë në spital.
Mbas vizitës mjeku i urgjencës kur mësoj se këngëtarin e moshuar dhe të sëmurë e kishin sjellë bashkë me grupin Lira të korçës për të dhënë koncert elektoral, ju thotë.
O “njerës” kini pak mëshirë !
Lerinini këta pleq në pragvdekjeje të vdesin rehat në shtëpitë e tyre .
Por a pyet dyshja Filo&Peleshi për sëmundje dhe moshë
Jo vetëm pleqtë 90:95 vjeçarë, të sëmurë të grupit Lira në Korçë, por dhe të vdekurit do i nxirrnin dhunshëm nga varri për ti çuar të këndonin në Selanik, për të marrë vota me urdhër partie .
Vota e tyre (emigrantëve) me hir a me pahir ju duhet jo vetëm për të mbijetuar politikisht, por dhe frikës së përballjes së nesërmes me drejtësinë, për abuzimet, vjedhjet, dhe shpërdorimet me lekët e shtetit ….
Po fondet për këto aktivitete elektorale që çojnë deri në Selanik grupin Lira, ku i gjen dyshja Filo&Peleshi
Dikur Peleshi i ri, fushatën politike e niste direkt nga zyra e vorioepirit në Selanik, (atje ku deklaronte autonominë tregëtare dhe lirinë e Korçës) e cila (silogu antishqiptar i vorio epirit) për të ishte si shtëpia e tij e dytë, por dhe dy drejtuesit e lësaj zyre antishqiptare Nanaja dhe Vasili (të dy me origjinë shqiptare) ishin si “prindrit” e tij .
Politika e qëndrueshme e fqinjësisë së mirë, bëhet nga burra dhe gra të ndershën, qofshin këta politikanë, intelektualë, apo emigrantë, dhe jo nga minj që penetrojnë vrimave të errëta të qenefeve të ndyta si në Shqipëri ashtu dhe në Greqi .
Filo&Peleshi nuk merr dot votë emigranti duke keqpërdorur për një çap bukë Këta pleq të mjerë në pragvdekjeje …
Emigrantët shqiptarë kanë ndërtuar jetën e tyre në Greqi, ata bashkëjetojnë më së miri me qytetarët grekë, ata e dinë më mirë se çdokush tjetër se çndodh me familjarët dhe vëndin e tyre .
Ata e provojnë vetë mbi shpinë peshën e rëndë të korrupsionit që sa futin këmbën në dogana, gjatë rrugës nga policia, dhe nëpër institucionet shtetërore.
Ata e dinë se ai narkoshtet po i përdor thjesht si kavie eksperimenti, jo vetëm për tju grabitur votën, por dhe për tu mbajtur me të ardhurat që ata ju dërgojnë familjarëve të tyre, apo depozitave të tyre bankare …
A mundet tju shpjegojë kjo dyshe abuzuesish me fondet e shtetit pse vetëm nxjerrja e një pashaporte në ambasadë apo konsullatë kushton 230 euro, sepse 30 euro i merr transaksioni i lekëve
A mund tju shpjegojë Niko Peleshi emigrantëve pse asnjë premtim i shefit të tij kryeministër në këto 12 vjet nuk është mbajtur kurrë ?
Në foton e fundit, momentet kur Dhimitër Disho po rrëzohej në skenë në Selanik …

