19.8 C
Pogradec
20.4 C
Korçë
19.9 C
Bilisht
18.9 C
Ersekë
19.6 C
Maliq
20.6 C
Liqenas
Tuesday, May 5, 2026

U akuzuan se licencuan karburantin pa leje, GJKKO shpall të pafajshëm kryebashkiakun e Devollit Eduart Duro dhe 4 zyrtarët e tjerë! Ja çfarë kërkoi SPAK

- Advertisement -

Tiranë- Gjykata e Posaçme shpall të pafajshëm kryebashkiakun socialist të Devollit, Eduard Duron dhe 4 zyrtarët e tjerë të institucionit, që akuzoheshin për shpërdorim detyre, në lidhje me licencimin e një karburanti. 

SPAK kishte kërkuar dënimin e kryebashkiakut socialist me 1 vit burg për shpërdorim detyre, që të konvertohej në 3 vite shërbim prove, si dhe me dënimin plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë funksione publike. Të njëjtin dënim prokurori Dritan Prençi kërkoi edhe për 4 zyrtarët e tjerë, përkatësisht Astrit Seferkolli, Gazment Haxhia, Gazment Mali dhe Vosjava Bregu 

Në seancën e sotme (10 Shkurt) u bënë konkluzionet e mbrojtjes dhe në fund gjykata vendosi që të rrëzojë SPAK. Eduard Duro është marrë pak muaj më parë zyrtarisht i pandehur nga SPAK në gjendje të lirë dhe akuzohet se licencoi një biznes, pikë karburanti në Bilisht, që ishte ndërtim pa leje. 

Hetimi i SPAK vjen pas një kallëzimi të depozituar në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion, nga një subjekt tjetër. SPAK e çoi dosjen për gjykim më 7 Dhjetor 2024. Veç Duros, u hetuan edhe 4 punonjës të Bashkisë së Devollit, mes tyre specialistë të taksave dhe sekretari i përgjithshëm i Bashkisë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit