11.5 C
Pogradec
12 C
Korçë
11.6 C
Bilisht
11.1 C
Ersekë
11 C
Maliq
12.3 C
Liqenas
Friday, May 8, 2026

Korçë/ Krim elektoral! Gentian Çala: “Rrisin taksat për të shtuar punësimet elektorale…”

- Advertisement -

Të nderuar bashkëqytetarë!

Në mungesë të alternativës politike apo të rezultateve qeverisëse, rilindasit kanë zgjedhur mënyra të tjera si punësimi, presioni, pazaret dhe tjetërsimin e votës.

Sot, në Këshillin Bashkiak të Korçës është diskutuar për vakancat dhe shtimin e të punësuarve në Bashkinë e Korçës edhe me 71 punonjës të tjerë, gjë e cila është shkelje flagrante e kodit zgjedhor dhe një përpjekie e dëshpëruar për më shumë vota. Edhe institucione qëndrore si OSHEE-ja kanë shpallur njoftim për punësime në të gjithë Shqipërinë dhe në qarkun tonë.

I bëjmë me dije bashkëqytetarëve tanë se punësimet paraelektorale kanë rezultuar shpesh herë të përkohshme dhe kanë pasur si qëllim përdorimin tuaj. Ne dënojmë me forcë vendime dhe qëndrime të tilla, të cilat synojnë që ti zgjasin jetën regjimit.

Pushteti vendor dhe qëndor në vend që të merret me hallet e juaja të përditshme, është duke u marrë me hallet e partisë në pushtet.
Bashkia Korçë nuk ka as mundësinë dhe as luksin që buxhetin ta ngarkojnë me punësime të panevojshme, ndërsa rrisin taksat dhe tarifat vendore. Paraja publike nuk duhet të shpërdorohet me punësime elektorale, por duhet përkthyer në punë në dobi të komunitetit. Ky është një nga treguesit se pushtetarët vazhdojnë që të fusin duart në xhepa e qytetarëve gjithmonë e më thellë.

Ndaj në 11 maj dënoni me votë këta shpërdorues të besimit tuaj dhe i thoni po ndryshimit politik që presim të gjithë.

Ju faleminderit!

Gentian Çala, Sekretar Politik i PL-së, Qarku Korçë

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit