5.1 C
Pogradec
4.7 C
Korçë
3.2 C
Bilisht
4.7 C
Ersekë
3.8 C
Maliq
4.3 C
Liqenas
Tuesday, February 10, 2026

Erion Isai fut në listën e të pastrehëve drejtorët e tij…

- Advertisement -

Erion Isai, kreu i Bashkisë Kolonjë, ka shkuar disa herë në SPAK, por këtë herë e ka punën edhe më keq, bashkë më nënkryetarin e tij.

Së fundmi, nënkryetari i tij ka firmosur një dokument me listën e të pastrehëve në Bashkinë që ai drejton. Siç shihet edhe nga lista, por edhe nga denoncimet që kanë mbërritur në JOQ, aty ka emra që janë drejtorë dhe kryetarë të njësive administrative në Bashkinë Kolonjë.

Më konkretisht në listë janë Enea Jorgji, i cili është drejtor i Ujësjellësit. Gjithashtu bashkëshortja e tij është sekretare e Këshillit Bashkiak. Po ashtu, përmenden edhe individë të tjerë si Petro Kristo, drejtor i pyjeve dhe bashkëshortja e tij, punonjëse në Bashki, si dhe Leonard Konica, Administrator i Njësisë Administrative Leskovik.

Po të shohësh në rrjetet e tyre sociale, duket që nuk janë aspak të pastrehë, por bëjnë një jetë të mirë. I vetmi shërbim që i kanë bërë Erion Isait është se i kanë shpërndarë të gjitha postimet e tij në rrjetet e tyre sociale.

Burimi: JOQ

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit