12.6 C
Pogradec
12.1 C
Korçë
12.1 C
Bilisht
11.4 C
Ersekë
10.9 C
Maliq
13.5 C
Liqenas
Wednesday, April 29, 2026

Olimpiada Shqipëri-Kosovë/ Marrin pjesë nxënësit e klasave të 9-të, konkurrojnë për gjuhën shqipe

- Advertisement -

Nxënësit e klasave të 9 në Shqipëri dhe Kosovë për herë të parë do të konkurrojnë në një olimpiadë të përbashkët të gjuhës shqipe. Top Channel mëson se ministritë e arsimit të dy shteteve janë dakordësuar për organizimin e olimpiadës, teksa kanë firmosur urdhrin me datat, oraret dhe vendet e zhvillimit të 4 fazave.

Si fillim, nxënësit do të testohen në nivel shkolle në mjediset e institucioneve arsimore më 11 mars, ku kusht për pjesëmarrjen është pasja e notës 8 në lëndën e gjuhës shqipe në Shqipëri dhe nota 3 në Kosovë, e prej tyre do të përzgjidhen sipas rezultateve më të mirët nëse kanë fituar mbi 85% të pikëve totale të testit. Më tej përballja do të kalojë në nivel zyrash arsimore më 20 mars; ndërsa faza e tretë do të realizohet 7 ditë pas në nivel shteti.

Por cilët do të jenë fitimtarët e olimpiadës, shqiptar të Kosovës apo të Shqipërisë?

Finalja e olimpiadës së përbashkët pritet të zhvillohet në Tiranë në nivel ndërshtetëror më 10 prill, ku ata që janë kualifikuar në fazat e mëparshme si absolutët e gjuhës shqipe në Kosovë dhe Shqipëri, do të konkurrojnë me njëri tjetrin për vendin e parë.

Testi do të hartohet nga një grup i përbashkët mes dy shteteve.  Koha në dispozicion për secilën fazë do të jetë  dy orë për pyetje me një vështirësi më të lartë se ajo që bëjnë në lëndën e gjuhës shqipe në shkollë.

Ndërsa në përfundim të përballjes ndërshtetërore do të shpallen rezultatet, teksa do të organizohet po në Shqipëri një ceremoni për shpërndarjen e certifikatave të nxënësve më të mirë fitues.

Shpenzimet financiare për hartuesit dhe vlerësuesit e testeve në tre faza do të jenë në faturën e përbashkët të ministreve të arsimit, ndërsa faza e fundit do të mbulohet nga pala pritëse, që është përcaktuar në këtë rast Shqipëria.

Top Channel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit