14.5 C
Pogradec
16.4 C
Korçë
15.4 C
Bilisht
15.6 C
Ersekë
15.5 C
Maliq
15.4 C
Liqenas
Thursday, April 30, 2026

Pogradec/ Mblidhet rekord vezësh Korani, deri në fund të shkurtit mbi 220 kg rasat. Shqipëria nxjerr nga rreziku “mbretin” e liqenit të Ohrit…  

- Advertisement -

Pogradec/ Mblidhet rekord vezësh Korani, deri në fund të shkurtit mbi 220 kg rasat. Shqipëria nxjerr nga rreziku “mbretin” e liqenit të Ohrit…  

Në liqenin e Pogradecit, vijon mbledhja e vezëve të Koranit, një proces ky shumë i rëndësishëm i cili zhvillohet viteve të fundit më urdhër të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Kujtojmë që peshkimi u ndalua nga 1 dhjetori i shkuar deri në 1 Janar për të gjitha speciet në Liqenin e Ohrit. Ndërsa nga data 1 janar ka nisur grumbullimi i vezëve të Koranit, proces ky i cili pritet të vijojë deri në fund të muajit shkurt. Për këtë proces janë angazhuar 60 subjekte peshkimi të certifikuar nga OMP nga 220 që ka rrethi i Pogradecit, kryesisht peshkatarë me përvojë dhe të trajnuar për mbledhjen e vezëve të Koranit.

Sipas informacioneve zyrtare aktualisht janë siguruar një shifër rekord prej 137 kg rasat korani, ndërsa procesi i mbledhjes së vezëve të peshkut do të vijojë deri në fund të muajit tjetër ku do të mblidhen në total 220 kg. Një shifër kjo e regjistruar si më e larta ndonjëhërë e mbledhur nga pala Shqiptare. Më pas procesi do të vijojë më tej në nga muaji mars e deri në muajin gusht,  ku korani i sapo celur do të ushqehehet dhe do të kryhen të gjitha procedurat e nevojshme sipas kartës teknologjike të laboratorit të Linit, deri sa të arrijë masën minimui 6-8 gram. Ndërsa në muajt shtator, tetor dhe nëntor pritet që liqenit të Ohrit t’i shtohet nga pjesa Shqiptare, një sasi tepër e madhe e species së koranit.

I gjitha procesi zhvillohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nëpërmjet Qendrës së Rritjes së Koranit në Lin, në bashkëpunim me Inspektoriatin e Peshkimit dhe Organizatën e Menaxhimit të Peshkimit. Vetëm vitin që lamë pas u hodhën në liqen 1.84 ml rasatë korani, thënë ndryshe shifra më e lartë e rasatit të hedhur në histori në këtë liqen. Korani është ndër peshqit më veçantë dhe unik dhe njihet si “mbreti” i liqenit të Pogradecit. Vetë subjektet e hotelerisë dhe restorantet e Pogradecit, në menutë kryesore kanë Koranin.  

Nga Armand Braho

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit