18.6 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
18.5 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.4 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Bashkia e Pogradecit mbyll sytë, ndërtim pa leje te sheshi i kishës së re

- Advertisement -

Banorët e një pallati në Pogradec po përballen me një situatë të rrezikshme pasi një ndërtim i ri po zhvillohet ngjitur me ndërtesën e tyre, pikërisht në sheshin e Kishës së re. Në një intervistë për TVA News, një zotëri nga Pogradeci, që përfaqëson 10 banorë të tjerë, ka ngritur shqetësimin për ndërtimin e një kati nënndhëshem pa leje. “Ky ndërtim ka marrë leje për rikonstruksion, por ka ndërtuar një kat nënndhëshem pa leje dhe po bën ndërtim nga e para. Leja e ndërtimit është dhënë në vitin 2023, me një afat 5-mujor, por ne jemi tashmë në vitin 2025 dhe punimet ende po vazhdojnë çdo ditë,”. Ai shtoi se banorët nuk kanë parë asnjë kontroll nga institucionet lokale, pavarësisht ankesave të shumta dhe përfaqësimit të tyre nga një avokat. “Si është e mundur që në mes të qytetit të bëhet një ndërtim pa leje dhe të mos reagojë asnjë institucion? Si është e mundur që pas kaq shumë kohësh punimet vazhdojnë dhe nuk merrni asnjë masë?”
Qytetari theksoi se kjo situatë është duke sjellë rreziqe për sigurinë e ndërtesës së tyre dhe kërkoi nga autoritetet që të ndërhyjnë menjëherë për të ndaluar punimet dhe për të mbrojtur jetën dhe pronat e qytetarëve./ tva.news

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit