18.6 C
Pogradec
19.1 C
Korçë
18.5 C
Bilisht
18.3 C
Ersekë
18.4 C
Maliq
19.3 C
Liqenas
Monday, May 25, 2026

Restaurohet Muzeu Arkeologjik në Korçë, pritet të hapet para sezonit turistik…

- Advertisement -

Muzeu Arkeologjik i Korçës është një ndër asetet më të rëndësishme të juglindjes, i cili është vendosur në një objekt të vitit 1870-tës, por pas tërmetit të fundit ka pasur dëmtime të mëdha. Prej nëntorit të 2024-ës ka nisur restaurimi i plotë i këtij muzeu, i cili pritet të përfundojë 6 muaj nga nisja. Në fazën e parë, tashmë të nisur, parashikohet rikonstruktimi i vetë objektit, ndërsa në një fazë të dytë të projektit pritet të kryhet muzealizimi dhe çelja e ekspozitave të përhershme.

Sink – Dorian Kallanxhi, përgjegjës i Muzeut Arkeologjik.

Zbulimet e fundit arkeologjike mund të pasurojnë fondin e Muzeut Arkeologjik dhe të shtojnë potencialin turistik të këtij objekti. Nga ana tjetër, juglindja është një ndër zonat me numrin më të lartë të ekspozitave arkeologjike në vend, ku numri i vendbanimeve të hershme të zbuluara është tepër i lartë. Ndërsa objekte nga këto zbulime pritet të vendosen në këtë muze pas hapjes.

Sink

Muzeu Arkeologjik i Korçës është njëri prej 7 muzeve të qytetit, i cili pritet të hapë dyert për vizitorët përpara nisjes së sezonit turistik.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit