12 C
Pogradec
11.5 C
Korçë
10.9 C
Bilisht
10.8 C
Ersekë
10.8 C
Maliq
12 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Skënderbeu mposht Vorën në Devoll, rezultati 1-0…

- Advertisement -

SKËNDERBEU – VORA 1-0

Shënues: Rabiu 71′

Skënderbeu: Alia, Vaskez, De Oliveira, Prençi, Rabiu, Merlim, Estrela, Vangjeli, Balaj, Shaqe, Bismark. Trajner: Ernest Gjoka

Vora: Ruçi, Tabaku, Kasalla, Vrapi, Aneni, Ruzgis, Dalipi, Ntepe, Duka, Hasaj, Shehi. Trajner: Arjan Bellaj.

Skënderbeu ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë falë një goli të shënuar 19-të minuta nga fundi i ndesjes, gol që është shënuar nga Mario Rabiu.

Ndeshja e sotme mes Skënderbeut dhe Vorës është luajtur në Devoll për shkak se korçarët kanë ruajtur fushën e mbuluar me dëborë, pasi në fundjavë luhet ndeshja e kampionatit dhe zgjodhën stadiumin e Devollit për ta luajtur ndeshjen e tyre.

Pjesa e parë u mbyll në barazimin 0-0, ndërkohë që kujtojmë se në këtë pjesë janë korçarët që humbasin edhe një 11-metërsh nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë e gjithë skuadra e Gjokës hidhet në sulm dhe kërkon golin e avantazhit, gol që e gjen në minutën e 71-të me autor Mario Rabiun që në këtë mënyrë kualifikon Skënderbeu në raundin tjetër të Kupës.

Tashmë Skënderbeu duhet të mendojë për ndeshen e së dielës, atë ndaj Vllaznisë në përballjen e javës së 21-të të vlefshme për “Abissnet Superiore”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit