Nga puna në terren për Emergjencat Civile
Të gjitha strukturat e Emergjencave Civile që kanë qenë këto ditë në terren kanë bërë një punë shumë të mirë në përballimin e situatës së shkaktuar, si pasojë e reshjeve të borës.
Punonjësit e Shërbimeve Publike aktualisht po vijojnë punën në disa zona të cilat janë me problematikë më të madhe në Bashkinë Korçë si Lubonjë, Voskopojë, Shipskë, Roshanj dhe Rehovë.
Situata është në monitorim të vazhdueshëm ndërkohë që të gjitha akset rrugore janë të kalueshme dhe nuk paraqitet asnjë problematikë.

