Ndeshja e nesërme mes Skënderbeut dhe Vorës nuk do të luhet në stadiumin juglindor. Kushtet e vështira atmosferike dhe dëbora e madhe që ka pushtuar juglindjen, ka detyruar FSHF-në të dalë në një njoftim ku bën me dije ndryshimin e stadiumit.
Ishte planifikuar që kjo përballje të luhej nesër në stadiumin “Skënderbeu” dhe të startonte në orën 17:00, ndërkohë që përfundimisht do të luhet nesër por në stadiumin e Devollit dhe do të startojë në orën 13:00.
Njoftimi i FSHF-së
Departamenti i Garave në FSHF bën me dije se për shkak të reshjeve të dendura të dëborës në qytetin e Korçës, ndeshja e Kupës së Shqipërisë Skënderbeu-Vora, e cila ishte planifikuar të luhej nesër në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”, do të zhvillohet në një tjetër stadium.
Ndeshja do të luhet në stadiumin Devolli dhe do të nisë në orën 13:00.

