21.9 C
Pogradec
22.8 C
Korçë
22.3 C
Bilisht
21.4 C
Ersekë
22 C
Maliq
22.9 C
Liqenas
Sunday, May 31, 2026

Arrin deri në 2 metra trashësia e dëborës në Mashkullorë, mjetet borëpastruese…

- Advertisement -

Në majën e Mashkullores në Panarit, trashësia e dëborës ka arritur deri në 1.5 metra, ndërsa në disa vende, për shkak të erës dhe akumulimeve, arrin deri në 2 metra.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet lokale, mjetet borëpastruese kanë punuar pa ndërprerje për pastrimin e rrugëve dhe mundësimin e kalimit të mjeteve.

Borëpastrueset kanë arritur të zhbllokojnë rrugën, por kalimi është i mundur vetëm me zinxhirë, të cilët janë të domosdoshëm në këtë segment.

Për ata që janë të detyruar të udhëtojnë drejt fshatit Panarit, autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve të tregohen të kujdesshëm dhe të respektojnë udhëzimet për përdorimin e zinxhirëve dhe mjeteve të tjera të nevojshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit