Për 5 ditë në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë regjistruar mbi 42 mijë hyrje-dalje.Gjatë këtyre ditëve, në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës ka pasur fluks të madh të shtetasve shqiptarë që kthehen në vendlindjen e tyre për të festuar. Sipas policisë kufitare, në këto 5 ditë kanë hyrë dhe dalë nëpërmjet kësaj pike kalimi 42,477 shtetas, ndërsa fluksi më i madh është shënuar në hyrje të shtetit tonë.Pala shqiptare ka punuar me 6 sportele, duke u alternuar në varësi të situatës së krijuar.Sa i përket Qafë Thanës, edhe në këtë pikë kufitare ka pasur fluks, por përveç turistëve, numrin më të madh të kalimeve e kanë pasur qytetarët nga zona jonë dhe më gjerë, të cilët shkojnë në Maqedoninë e Veriut për të bërë pazaret dhe kthehen brenda ditës.Sipas shifrave të fundit nga policia kufitare, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit Kapshtica ka regjistruar 6,219 hyrje dhe 1,484 dalje, ndërsa Qafë Thana ka regjistruar 3,020 hyrje dhe 3,130 dalje.

