Bashkia lë me gisht në gojë nënpunësit publikë!
Pas rritjes së tretë të pagave brenda vitit, punonjësit e bashkisë prisnin që kjo të ishte rradha e tyre, duke marrë pjesën më të madhe të tortës së buxhetit. Por jo, e kishin menduar gabim, sepse rritje pagash do ketë përsëri për drejtorët me paga 1500€ deri në 2000€ dhe thërrime për specialistët dhe ekspertët të cilët absolutisht nuk e meritojnë këtë diskriminim.
I bëj thirrje Kryetarit të Bashkisë të ndërhyjë për të rishikikuar disnivelin e pagave dhe Këshillit Bashkiak për ta refuzuar me votë këtë diskriminim!
Pogradecarët meritojnë një administratë të mirëpaguar, që shërben me dinjitet dhe profesionalizëm, jo disa vartës të drejtorëve me portofol të fryrë!