7.8 C
Pogradec
8 C
Korçë
7.1 C
Bilisht
7.3 C
Ersekë
7.3 C
Maliq
8.1 C
Liqenas
Friday, May 1, 2026

Aromë festash! Qytetet e Shqipërisë “pushtohen” nga dritat shumëngjyrëshe në prag të Krishtlindjeve

- Advertisement -

Ndezja e dritave është kthyer tashmë në një tradite në qytetet shqiptare. Ditën e sotme u ndezën dritat e pemës së Krishtlindjeve në Durrës, Fier dhe Bulqizë ku qindra qytetarë ishin të pranishëm.Sakaq në Fier u organizua edhe një koncert i veçantë nga fëmijët e Qendrës Kulturore. Kryetari i bashkisë, Armando Subashi në një atmosferë të ngrohtë festive ndezi dritat e pemës së Krishtlindjeve me një urim për një vit sa më të mbarë.

Ndërkohë ndryshe nga vitet e tjera, ndezja e dritave te festave të fund vitit tashmë është kthyer në traditë edhe në Bulqizë. Qindra qytetarë e qytetare janë mbledhur në pedonalen e Bulqizës duke ndjekur koncertin festiv të përgatitur nga Qendra Kulturore. Në këtë atmosferë festive ishin të pranishëm këngëtaret Vera Laçi dhe Jete Mazari. Në ndezjen e dritave të pemës kryetarja e Bashkisë Festime Mjeshtri dha një mesazh urimi për të gjithë banorët e Bulqizës./Topchannel

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit