46 raste në Korçë dhe 22 raste në Pogradec,janë këto shifrat e një viti që janë diagnostikuar me kancer gjiri.
Rastet më të shumta të kancerit të gjirit sipas specialistëve janë mbi moshën 45 vjeç, por nuk kanë munguar edhe rastet tek moshat më të reja apo edhe rastet të gjinisë mashkullore ku të paktën 2 raste janë shfaqur vetëm në Pogradec. Elona Katiraj drejtoreshë e NJVKSH Pogradec tregon se dita e sotme nën moton “Ja vlen të jetosh” ka mbedhur së bashku nxënës të shkollave, zyrën vendore arsimore, mësuesit dhe gratë të cilët kanë kryer vizitat të cilët kanë mbajtur sot këtë marshim në qendër të qytetit. Katiraj tregon se në fund të tetorit është bërë një kërkesë pranë institutit të shëndetit publik përsa I përket ardhjes së makinës lëvizëse së moografisë dhe fillimisht do niset me zonat më të thella të qytetit të Pogradecit.
Referuar shifrave situata është pak a shumë e njëjtë me atë të një viti më parë, teksa vlen të theksohet fakti se ka një rritje të ndërgjegjësimit të popullatës për të bërë ekzaminime më të shpeshta sesa vite më parë.
Kjo ka bërë që një pjesë e mirë e pacientëve janë diagnostikuar në stade të hershme.
I tillë është rasti edhe i Sonila Kaxiajt e cila e ka zbuluar rastësisht sëmundjen e saj me anë të makinave lëvizëse por që pas shumë terapish ajo gëzon shëndet të plotë.
Nga viti në vit rritet interesi për të kryer ekzaminimin e gjirit, si shenjë sensibilizimi nga të gjitha gratë dhe vajzat mbi rëndësinë që ka zbulimi i hershëm si dhe trajtimi i kësaj sëmundjeje ndërkohë vlen të theksohet fakti se në Pogradec nuk ka mamografi.


