Pogradeci mundet me poker/Flamurtari i shënon 4 gola në Vlorë. Zotërim total i lojës nga vlonjatët
Ditën e sotme në orën 14:00 në stadiumin “Flamurtari” në Vlorë u luajt një nga sfidat e javës së tetë të kategorisë së parë mes Flamurtarit vendas dhe Pogradecit mik, përballje e cila përfundoi me rezultatin 4-0 në favor të vlonjatëve.
Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të të pjesës së parë kur pas një krosimi nga e djathta sulmuesi Oshafi godet me rofeshatë nga brenda zonës dhe shënon një supergol duke kaluar në avantazh të tijët për 1-0. Goli i dytë erdhi në të 65-ën me autor Ememe që rëmben një top afër zonës dhe duke shmangur Ivanin del përvallë portierit Jelovac e shënon për 2-0. Vetëm dhjetë minuta më vonë vjen edhe goli i tretë nga Murataj që nis një aksion personal ku kombinon me Pjeshkën dhe e përfundon po personalisht pas asistit që mori nga shoku i skuadrës i cili e nxorri të vetëm para portierit të cilin e mposhti lehtësisht për 3-0 në minutën e 75-të. Ndërsa për golin e katërt mendoi Pjeshka në minutën e 82-të i cili u bë edhe protagonist me një asist dhe një gol.
Në këtë ndeshje kishim të bënim me zotërim total të ndeshjes nga vlonjatët si në pasime, krosime, mesfushë, lojën në ajër dhe në krijimin e rasteve e nga ana tjetër liqenorët me një lojë apatike e të zbehtë ku nuk arrinin dot të dilnin në sulm përveç një rasti të Kazim që tentoi portën rrezikshëm me anën e një goditje me të majtën por që shkoi jashtë kuadratit.
Në ndeshjet jashtë fushe liqenorët nuk arrijnë të fitojnë që prej fillimit të kampionatit ku në katër ndeshje të tilla nuk kanë fituar asnjë prej tyre madje edhe golavarazhi është zhgënjyes pasi është shënuar vetëm një gol dhe janë pësuar pesë të tillë.
✏️REDI DANDALLAKU