Fshati Lumas, ndodhet vetëm 12 km nga qendra e Pogradecit por për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe shërbimeve banorët janë detyruar të largohen.
Në rrugë, mbizotëron heshtja dhe shumica e banesave janë të boshatisura.
Agim Hajrulla, banor i fshatit tregon se të rinjtë janë larguar në emigrim, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 5 fëmijë, duke bërë kështu që shkolla të mbyllet. Po kështu qendra shëndetësore është jashtë funksionit.
Mes mungesave të shumta është edhe rruga e cila prej vitesh është e amortizuar, duke u vështirësuar jetën atyre pak banorëve të mbetur në Lumas.
Çelnik Hoxhallari tregon se jeton me të birin që punon mësues dhe nipërit, por i druhet largimit të tyre për shkak se në fshat mungojnë shërbimet elementare.
Numrin më të lartë të popullsisë ky fshat e pasur para 20 vitesh, me 46 familje të cilat ishin nga i njëjti fis me mbiemër Hajrrulla, ndërsa tani fshati ka pothuajse 1/3 e popullsisë se dikurshme, rreth 15 familje.S.B/Shqiptarja.com

