0.4 C
Pogradec
0.8 C
Korçë
-0.6 C
Bilisht
1 C
Ersekë
-0.2 C
Maliq
0.9 C
Liqenas
Tuesday, January 14, 2025

Reportazh/ Plaga e shpopullimit në Lumas të Pogradecit, i moshuari me lot në sy: I druhem largimit të nipërve! Banorët: Rruga e mungesa e shërbimeve shkak i emigrimit

- Advertisement -

Fshati Lumas, ndodhet vetëm 12 km nga qendra e Pogradecit por për shkak të mungesës së infrastrukturës dhe shërbimeve banorët janë detyruar të largohen.

Në rrugë, mbizotëron heshtja dhe shumica e banesave janë të boshatisura.
Agim  Hajrulla, banor i fshatit tregon se të rinjtë janë larguar në emigrim, ndërsa sot kanë mbetur vetëm 5 fëmijë, duke bërë kështu që shkolla të mbyllet. Po kështu qendra shëndetësore është jashtë funksionit.

Çelnik Hoxhallari tregon se jeton me të birin që punon mësues dhe nipërit, por i druhet largimit të tyre për shkak se në fshat mungojnë shërbimet elementare.

Numrin më të lartë të popullsisë ky fshat  e pasur  para 20 vitesh, me 46 familje të cilat ishin nga i njëjti fis me mbiemër Hajrrulla, ndërsa tani fshati ka pothuajse 1/3 e popullsisë  se dikurshme, rreth 15 familje./ Shqiptarja.com

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit