Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në redaksinë e Pogradeci Press, rastin e dëmtimit të kapakëve të pusetave nga mjetet e tonazhit të rëndë në rrugën unazë. Sipas tij nga kjo situatë ka pasur dhe mjete të cilat janë dëmtuar, në denoncimin e plotë shkruhet:
“Për të disatën herë për shkak të kamionave të tonazhit të rëndë kjo pusetë është në këtë gjëndje. Sot rreth mëngjesit u thyhe prap. Për fat të mirë nuk ndodhej njeri afër se gjysma përfundoi në trotuar. Deri tani ka pasur mbi 5 raste dëmtimi në mjetet e qytetarëve por edhe të huaj. Bëhet fjalë te rruga Unazë, te kthesa e Gorricës.
Makinat e bashkisë e bëjnë shpesh këtë rrugë, me fenelina e sirena duke luajtur kukafshehtasi me fugonat që lenë ndonjë pasagjer tek tuk, pa pyetur se kemi fëmijë të vegjël, kemi qënë në punë etj. Po kjo është temë tjetër. Flm!”

