13.9 C
Pogradec
14.6 C
Korçë
13.8 C
Bilisht
14.1 C
Ersekë
13.8 C
Maliq
14.4 C
Liqenas
Monday, May 12, 2025

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

- Advertisement -

Burimi:Shqiptarja.com

Tiranë- Janë 791 mijë pensionistë, që duke nisur nga data 1 Tetor, do të kenë në pagesën e tyre  shtesën prej 4.1%. Por duket se kjo masë nuk i kënaq pensionistët, duke i krahasuar me rritjen e kostos dhe shpenzimet që kanë.

Për Sofia Ikonomin, e cila jeton e vetme në Tiranë, rritja prej 4000 lekësh të vjetra në pensionin e saj prej vetëm 120 mijë lekësh të vjetër, nuk e ndihmon aspak në përditshmërinë e saj. Sot ajo mundi të blejë vetëm bukën dhe arra.

Sofia thotë se pensioni nuk ia mbulon kurrsesi shpenzimet mujore, dhe për këtë i duhet e domosdoshme ndihma e fëmijëve, që jetojnë në emigracion.

“Me këto lekë unë duhet të paguaj dritat dhe faturat e tjera, tani na është shtuar dhe pompa e ujit për ta paguar”, vijon ajo.

Rritja në masën 4.1 % lidhet me inflacionin për mallrat e shportës, që ka ndodhur nga viti 2023 dhe vazhdon deri më sot. Po si e presin këtë rritje pensionistët?!

Edhe ekspertët e konsiderojnë rritjen e pensionit të pamjaftueshme në raport me inflacionin, ndërsa nga ana tjetër e cilësojnë edhe një vendim të vonuar.

Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie, shprehet:

“Në fakt indeksimi pritej në periudhë e pranverës, prill-maj pritej të kishte indeksim dhe kjo shtyrje ka sjell një zemërim të pensionistëve. Është indeksim si është parashikuar në ligj, por kemi dy probleme, e para një pjesë e pensionistëve jetojnë në varfëri ekstreme dhe i dyti është kjo shtyrje për ata është disa para të munguara. Mendoj se indeksimi duhet të ishte bërë kohë më parë dhe të mos lihej për në tetor”, tha ajo.

Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë rriten me afro 752 lekë, nëse marrim si referencë vlerën mesatare të kësaj kategorie që në fund të 2023-shit ishte 18.341 lekë. Ndërsa për pensionet rurale, shtesa është 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11,051 lekë. Kurse masa e pensionit social rritet nga 9,327 lekë në muaj në 9,710 lekë në muaj. Indeksimi do t’i kushtojë buxhetit të shtetit 1.6 miliardë lekë vetëm për këtë vit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit