2.5 C
Pogradec
1.8 C
Korçë
1.6 C
Bilisht
1.6 C
Ersekë
0.7 C
Maliq
2.7 C
Liqenas
Saturday, May 2, 2026

Ivi Kaso nga Pogradeci: Nuk kam info nëse Mano do pranojë mandatin. Kam folur me Salianjin…

- Advertisement -

Ivi Kaso flet nga Pogradeci për vakancën në Kuvend: A është ende herët për të ditur nëse Mano do të pranojë mandatin e Salianjit? Kaso ka deklaruar se ka komunikuar me Salianjin, i cili ndodhet i dënuar në Burgun e Fierit, dhe se ai është i shqetësuar vetëm për familjen e tij, ndërsa aksionin opozitar e vazhdon edhe nga burgu.

Pyetje: Mano vjen si pasues i Salianjit. A do ta pranojë ai mandatin? A është pjesë e grupit tuaj parlamentar, apo do të shkojë te grupimi i Bashës?

Përgjigje: Duke iu referuar kësaj pyetjeje, është ende herët për të bërë një parashikim të tillë. Z. Mano, i cili ka qenë në listën e kandidatëve në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 dhe ka marrë një numër të konsiderueshëm votash, është personi në radhë që, sipas vendimmarrjes së pritshme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, duhet të përfitojë mandatin e Salianjit, i cili iu hoq padrejtësisht si pasojë e një vendimi politikisht të motivuar. Pavarësisht kontakteve politike me Manon, nuk kam një informacion të saktë nëse ai do ta pranojë mandatin, por nëse do të ndodhte, nuk do ta shihja kontributin e tij në ndonjë vend tjetër, veçse nën siglën e Partisë Demokratike.

Pyetje: A keni kontaktuar me z. Salianji?

Përgjigje: Po, kam kontaktuar. Madje, kam pasur mundësinë të diskutoj tema të ndryshme me të. Ai ka treguar një shkallë të lartë integriteti, jo vetëm politik, por edhe personal. Pavarësisht se është i bindur 100% se vendimmarrja politikisht e motivuar e gjykatës nuk duhej ta prekte dhe të mos i shkaktonte atij asnjë pasojë, ai u përball me situatën në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjithë vëmendja e tij është për familjen dhe të afërmit që po e vuajnë këtë situatë të padrejtë, si edhe për kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij në Partinë Demokratike, veçanërisht ata të qarqeve të Korçës dhe Elbasanit. Komunikimet tona kanë qenë familjare, por edhe politike, ku është rikonfirmuar vendosmëria e tij për të vazhduar aktivitetin politik pavarësisht rrethanave.

Pyetje: Të hënën është planifikuar një protestë. Çfarë pritet?

Të hënën pritet një pjesëmarrje masive, pasi pakënaqësia dhe zemërimi janë të mëdha. Ka shumë vendosmëri për përballje, pavarësisht trysnisë dhe presionit nga maxhoranca, e cila po përdor të gjitha mjetet për të penguar qytetarët të shprehin revoltën e tyre. Detyra jonë është t’u largojmë frikën qytetarëve, dhe jam i bindur që me kontaktet e zhvilluara në qarkun e Korçës, pjesëmarrja do të jetë e lartë.

Pyetje: Duket se kundërshtarët tuaj janë më përpara sa i përket listës së deputetëve.

Kundërshtarët tanë bazohen në një filozofi krejtësisht të ndryshme nga Partia Demokratike. Filozofia e tyre është emërimi i njerëzve pa ndonjë proces të brendshëm për çdo pozicion. Ndërsa PD, për shkak të statutit të saj, ka një proces tjetër, ku drejtuesit e çdo niveli përzgjidhen me garë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit