Për banorët e Korçës, ngrohja me dru është e vetmja mënyrë për të përballuar temperaturat e ulëta gjatë dimrit. Megjithatë, rritja e çmimit të druve gjatë viteve të fundit e ka bërë koston e ngrohjes të papërballueshme. Banorët thonë se rritja e çmimeve është e patolerueshme, ndërsa disa prej tyre theksojnë se ende nuk i kanë siguruar ose kanë siguruar vetëm gjysmën e druve të nevojshëm.
Qytetarët ankohen se me afrimin e stinës së dimrit, çmimi i druve është rritur ndjeshëm, duke përkeqësuar situatën nga viti në vit. Më të prekurit janë pensionistët, të cilët thonë se kanë kursyer nga pensioni për të blerë dru, por ka edhe prej tyre që deklarojnë se këtë dimër do ta kalojnë pa ngrohje, për shkak të pamundësisë për të blerë dru ose për të paguar energjinë elektrike.
Aktualisht, në pikat e tregtimit të druve në qytetin e Korçës, një kubik dru ahu kushton 20 deri në 22 mijë lekë të vjetra, ndërsa një metër sterë kushton 55 mijë lekë. Edhe pse çmimet mbeten të larta dhe të papërballueshme, banorët janë të detyruar t’i blejnë drutë edhe në këtë periudhë. Disa prej tyre preferojnë të furnizohen gjatë verës për të shmangur rritjen e çmimeve që ndodh në prag të dimrit.
Burimi: News 24