Foto ilustruese
Megjithëse jemi në prag të vitit të ri shkollor, duket se jo të gjithë nxënësit që do të ulen në bankat e shkollës do të kenë mundësinë të mësojnë në kushte të përshtatshme. Sipas denoncimeve, disa shkolla në fshatrat e Mokrës janë në kushte të papërshtatshme për nxënësit. Shkollat raportohen të jenë të pamirëmbajtura, të palyera, dhe në disa raste mungon edhe uji. Denoncuesit i bëjnë thirrje Bashkisë së Pogradecit që të marrë masa urgjente për përmirësimin e gjendjes së shkollave në zonën e Mokrës, vetëm disa orë përpara se të nisi procesi mësimor…


