Zbardhen detajet nga deklarimet në polici të banores që shpëtoi vajzën e mitur nga duart e manjakut. “Ishte mesditë, rreth orës 13:30, kur pashë nga larg një situatë të sikletshme. P.L. kishte shkuar në këndin e lojrave të shkollës së fshatit dhe kishte tërhequr me vete edhe vajzën e mitur. Të dy i njoh, sepse janë banorë të fshatit. U afrova menjëherë për të parë çfarë po ndodhte, sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur mbërrita aty, pashë një skenë të tmerrshme: i moshuari ishte gjysmë i zhveshur dhe vajza gjithashtu. Ai po përpiqej të kryente marrëdhënie seksuale, duke e tërhequr vajzën drejt vetes. Nuk e lashë, e mora vajzën menjëherë. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë më e rëndë; vajza është mirë fizikisht, por ka pësuar traumë nga ngjarja.”
Sipas dëshmitarëve, 71-vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër i fshatit, pasi mësoi për ngjarjen. Nga ana tjetër, burime nga policia bëjnë me dije se po hetohet nëse 71-vjeçari e kishte ngacmuar vajzën edhe herë të tjera dhe nëse i ka ofruar para, pasi banorët pohojnë se ai e ka ngacmuar vajzën për ditë me radhë duke i premtuar para.

