15.2 C
Pogradec
15.4 C
Korçë
14.3 C
Bilisht
14.5 C
Ersekë
14.7 C
Maliq
15.3 C
Liqenas
Thursday, April 16, 2026

Çelet edicioni i 11-të i Koko Fest, 8 shfaqe pritet të ngjiten në skenë…

- Advertisement -

Edicioni i 11-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, KoKo Fest, ka nisur me sukses në teatrin “Andon Zako Çajupi”, duke sjellë një javë të plotë me komedi të njohura nga trupa teatrore të Shqipërisë, Kosovës dhe Greqisë. Përgjatë tetë netëve, publiku do të ketë mundësinë të shijojë shfaqje nga më të mirat, që premtojnë të ofrojnë emocione, humor dhe argëtim.

Festivali u hap me shfaqjen e dramës klasike “Vassa Zheleznova” të Maksim Gorkit, me regji nga Enke Fezollari. Kjo vepër, e shkruar në vitin 1910, u soll në skenë nga një grup aktorësh të mirënjohur, si Zamira Kita, Guri Koço, Rita Gjeka, Blerta Belliu, Dasara Xhangolli, Kejdi Gishto, Ilda Pepi, Paola Kodra dhe Urim Aliaj. “Vassa Zheleznova” përshkruan një tablo të thellë të marrëdhënieve familjare, duke eksploruar tragjedinë dhe komedinë që bashkëjetojnë në çdo familje, si dhe përpjekjet e personazheve për të gjetur dashurinë e munguar.

Sipas Zamira Kitës, Drejtoreshë e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, publiku ka mirëpritur ngrohtësisht këtë dramë klasike, e cila vihet në skenën shqiptare për herë të parë pas 62 vitesh. Çdo shfaqje e këtij festivali pritet të sjellë një eksperiencë unike dhe argëtuese për të gjithë pjesëmarrësit.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit