11.2 C
Pogradec
10.9 C
Korçë
10.1 C
Bilisht
10.1 C
Ersekë
10.2 C
Maliq
11.2 C
Liqenas
Wednesday, April 15, 2026

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, Meta: Tregon fytyrën e narko-policisë, tentuan të fshehin ngjarjen! Të nisin menjëherë hetimet

- Advertisement -

Autorit të vrasjes së Progës iu lehtësua akuza në ‘vrasje nga pakujdesia’, reagon Gjykata e Korçës: U pranua kërkesa e Prokurorisë, çështja ende në hetim

I shpreh solidaritetin më njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjes Proga, që humbi pabesisht njeriun e tyre të dashur, dhe që më rëndë akoma nuk po gjen drejtësi për një krim të kryer ditën për diell, në zemër të qytetit aq paqësor të Pogradecit dhe para syve të dhjetëra qytetarëve. Ky krim monstruoz provon edhe njëherë fytyrën e urryer të Narko-Policisë Qeveritare, e njëjta që vrau Klodian Rashën tek dera e shtëpisë dhe që e manipuloi edhe atëherë vrasjen, duke i shtuar një pistoletë si shkaktar i një konflikti me policinë”, u shpreh Ilir Meta.

Kreu i PL bën thirrje për hetime të intensive ndaj drejtuesjve të policisë, që sipas tij kanë marrë pjesë në manipulimin e ngjarjes.

“Duhet të ketë hetime të shpejta, intensive ndaj drejtuesve të policisë. Të cilët kanë marrë pjesë në këtë manipulim, sepse jo vetëm ka ndodhur ngjarja, por kanë provokuar një ngjarje tjetër, për të spostuar vëmendjen nga kjo ngjarje tepër e  rëndë, siç bën gjithmonë Rilindja me manipulimet e saj mediatike.

Dhe së dyti, duhet të hetohen edhe gjyqtarët, dhe të gjithë ata të cilët kanë bërë një proces farsë, duke liruar tre nga bashkëpunëtorët në këtë vrasje”, vijoi Meta.

Një koment Meta e pati edhe për deklaratën e kryeministrit Rama mbi vrasjen e Egli Progës që komentoi akuzën e ngritur nga Prokuroria si vrasje nga pakujdesia. Sipas Metës, Prokuroria është në kontrollin e Ramës, ndërsa shkon edhe më tej ku thotë se nuk është çudi që Rama të sakrifikojë ndonjë prokuror për këtë çështje pasi ka pasur reagim të madh nga opinioni publik.

“Absolutisht Prokuroria është në kontrollin e Edi Ramës. Këto janë lojërat e tij, nuk është asnjë çudi dhe të sakrifikojë ndonjë Prokuror për këtë çështje. Pasi ka pasur një reagim të fortë të opinionit publik, ndaj këtij instrumentalizimi të institucioneve që duhet të jenë garante të hetimit, zbatimit të ligjit dhe vënies së drejtësisë.

Edi Rama për të shpëtuar lëkurën e vet, ju e dini ka sakrifikuar bashkëpunëtorin më të ngushtë në 10 vite, sidomos në fushën e ekonomisë, ish-zëvendës kryeministrin Ahmetaj”, vijoi Meta.

Lidhur me rastin e vrasjes së Progës dhe akuzat për fshehjen e ngjarjes, Kryepolici Muhamet Rrumbullaku mbrojti sot Policinë. Ai tha se nuk ka asnjë të dhënë, që policia lokale të ketë neglizhuar, kurse sulmet janë dashakeqe dhe të qellimshme.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit