Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq M. K., 47 vjeç dhe I. K., 21 vjeç, babë e bir, pasi në dalje, iu gjetën në çantë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa bizhuteri argjendi, me vlerë rreth 4200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

