Vihet në pranga nga policia e Pogradecit Spartak Çela, i cili ishte në kërkim prej 4 vjetësh pasi në një lokal në Velçan të Mokërës qëlloi me kallashnikov drejt disa personave. Arrestohet 39-vjeçari Spartak Çela.
Arrestimi i Çelës është kryer në fshatin e tij në Velçan të Pogradecit, pasi nga burime operative është informuar se i shpalluri në kërkim ishte kthyer në banesën e tij.
Në këtë moment ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë, e cila ka vënë në pranga 39-vjeçarin.

