11 C
Pogradec
11.3 C
Korçë
10.7 C
Bilisht
10.5 C
Ersekë
10.6 C
Maliq
11.5 C
Liqenas
Thursday, April 23, 2026

Skënderbeu-Elbasani më 19 gusht. Elbasanllinjtë kanë plot 17 vjet që nuk fitojnë në Korçë. 

- Advertisement -

Burimi: Korca Boom

Ndeshja e parë e superligës, ajo mes Skënderbeut dhe Elbasanit nuk është e largët, pasi tashmë është zyrtare që të dy skuadrat do të përballen të hënën e 19 gushtit në orën 20:00.

Me pak fjalë pas 8 ditësh starton rrugëtimin e vet Skënderbeu, skuadër që do të përballet qysh në ndeshjen e parë ndaj debutuesve në këtë superligë, Elbasanit, ekip që është ngjitur këtë sezon në ligën e të mëdhenjve të futbollit shqiptar.

Skënderbeu dhe Elbasani për shkak edhe të mungesës së gjatë të elbasanllinjve nuk kanë shumë përballje mes tyre në vitet e fundit, ndërkohë që sot po sjellim statistikat e dy dekadave të fundit.

Elbasani ka luajtur në 17 vite, pesë herë në stadiumin “Skënderbeu” në ndeshje zyrtare dhe ka arritur të fitojë vetëm 1 herë dhe kjo daton në vitin e largët 2007, në dhjetorin e atij viti.

Më 23 dhjetor të 2007 Skënderbeu do të mundej në shtëpi 0-1 nga Elbasani, ndërkohë qysh pas asaj date janë luajtur edhe 4 ndeshje të tjera, të gjitha të fituara nga Skënderbeu, teksa po i sjellim më poshtë për të gjithë ju miq të portalit tonë.

Kujtojmë që këto 5 ndehsje janë zyrtare, pasi Skënderbeu dhe Elbasani e mbajnë mend të gjithë verën e kaluar kur u përballën në stadiumin “Skënderbeu” në një ndeshje miqësore, që përfundoi në barazimin 2-2.

Pjesa e parë e miqësore së vjetshme do të mbyllej 2-0 për Skënderbeun me gola të Rashicës dhe Nikaj, ndërkohë që në pjesën e dytë Elbasani do të barazonte me dy gola të Ajazi.

Me pak fjalë të hënën e 18 gushtit do të shohim një ndeshje vërtet të fortë, teksa edhe Elbasani do të kërkojë të thyejë tesrsin, pasi ka 17 vite që nuk fiton në stadiumin “Skënderbeu”.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit