9.5 C
Pogradec
9.6 C
Korçë
8.8 C
Bilisht
9 C
Ersekë
8.7 C
Maliq
9.7 C
Liqenas
Friday, April 17, 2026

Pogradec/ Këshilltari Arbër Male propozon për “Qytetar Nderi”, ish-futbollistin e ndjerë Spartak Elmazi…

- Advertisement -

Shkruan Këshilltari Arbër Male/ Sot dorëzova në Sekretarinë e Këshillit Bashkiak Pogradec propozimin për shpalljen qytetar nderi, emërtimin e një rruge, shkolle apo terreni sportiv me emrin e ish-futbollistit të ndjerë Spartak Elmazi.

E ndieja për detyrë si qytetar së pari, si futbolldashës e si Anëtar i Këshillit Bashkiak që së bashku me futbollistë, trajnerë, gazetarë sportivë e tifozë, të hartonim një propozim ku renditëm arsyet pse një sportist dhe qytetar model si Taku duhet të marrë vlerësimin e merituar pas ndarjes së parakohshme nga jeta.

Spartaku sa ishte gjallë e dha modelin e tij më të mirë, dhe besoj se kjo mjafton për një njeri!

Por ne, si shoqëri, duke i vendosur emrin e njerëzve të tillë qoftë një institucioni apo duke i nderuar në forma të tjera, krijojmë mundësinë për t’i thënë brezave të rinj se si të bëhemi modeli i qytetarit dhe sportistit si Spartak Elmazi!

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit