8.9 C
Pogradec
8.8 C
Korçë
8.1 C
Bilisht
7.5 C
Ersekë
8 C
Maliq
9 C
Liqenas
Tuesday, March 25, 2025

Lini sivjet pa turistë. Pronarët e bujtinave: Po punojmë vetëm për shtetin…

- Advertisement -

Fshati turistik i Linit është një nga atraksionet më të bukura turistike të qytetit të Pogradecit. Cdo vit turistët e kanë zgjedhur Linin, por këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ku ky qytet ka qenë plotë shihet që ka një numër të ulët vizitorësh. Ponarët e bujtinave dhe restoranteve në këtë zonë tregojnë që janë shumë të pakënaqur nga turizmi këtë vit, ndërkaq ata tregojnë që nuk ka rezervime dhe ambjentet akomoduese janë bosh.

Sipas banorëve kjo ulje drastike e turizmit ka ardhur për shkak të ujrave të zeza të cilat derdhen në liqen dhe për shkak të numrit të përgjithshëm të turisve që ka ardhur në ulje. Ndërkaq në kurrizin e pronarëve të bujtinave rëndon për të parën herë kostoja e impianteve të përpunimit të ujrave të zeza.

“ Sivjet do të punojmë vetëm për të paguar impiantet e ujrave të zeza. Turistë nuk ka. Këtë vit është viti më i dobët.” u shpreh një prej pronarëve.

Padyshim ky vit ka shënuar rekordin si viti me më pak vizitorë. Ndërsa të dhënat janë tepër shqetësuese teksa banorët ndër të tjera flasin për mungesë investimesh në këtë zonë.

Artikuj te ngjashem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklam-

Artijukt e Fundit