Pas ndeshjes miqësore me KF Besën këtë fundjavë ekipi liqenor është në udhëkryq përsa i përket formacione përfundimtare që duhet të jenë të gatshme në fund të gushtit për nisjen e kampionatit.
Tekniku i Pogradecarëve Samuel Nikaj ka shprehur një sërë rezervash për një pjesë të lojtarëve të cilët kanë qenë edhe më herët pjesë e skuadrës por sipas tij nuk janë përgjigjur si duhet regjimit që duhet të ketë një sportist për kategorinë e parë. Njëherazi Nikaj paralajmëroi largimet e disa lojtarëve nga kontingjenti i vjetër.
Tekniku i pogradecarëve foli për disa afrime të reja ndërsa ekipi përfundimtar do të përcaktohet ditën e shtunë së bashku me afrimet e reja. Ndeshjet miqësore të konfirmuara do të jenë me disa skuadra ndër më dominantët si Flamurtari, Skënderbeu dhe Teuta, të cilat do të jenë një test për ekipin ndërsa rezultati me to nuk do të thotë asgjë për Nikaj.
Deri ditën e diel pritet të grumbullohen deri në 38 lojtarë ndërsa skuadra përfundimtare do të përbëhet nga 22 lojtarë./Pogradecipress.al

