Fermerët e fushës së Maliqit këtë të mërkurë kanë dalë për herë te dyte breënda këtij muaji për te protestuar, për produktet e tyre bujqësore të mbetura stok dhe për mungesën e mbështetjes nga shteti. Fermerët janë shprehur se shteti nuk po merret as me rregullimin e tregjeve apo mbikqyrjen e tyre.
Fermerët e Maliqit u shprehën se ne datën 9 do të kenë një takim me ministrin e bujqësisë për ti artikuluar problemet e tyre ndërkohë që ata kërkojnë që të kenë përfaqësim të gjerë të tyre dhe u shprehën se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesace të tyre.
Njëri prej fermerëve të gjobitur në protestën e mëparshme hodhi poshte pretendimet që gjobat janë falur duke thënë se ditën e djeshme ka bërë pagesën e saj. Kujtojmë se rreth 70 fermerë u gjobitën ne protestën e mëparshme me masa që shkojnë deri në 1 milion lekë per shkak se dolën me mjetet e tyre bujqësore në rrugë.
Fermerët në protestë tentuan të bllokonin dhe kryqëzimin e Libonikut, por policia nuk i lejoi teksa në disa raste përdori dhe forcë për ti larguar nga rruga ku u kërkua dhe prania e forcave të ndërhyrjes së shpejtë. Protesta u shoqerua me debate të shumta ndërmjet protestuesve dhe funksionareve të policisë.